Kush jemi ne
Skuadra jonë përbëhet nga profesionist të dedikuar e pasionuar gati për tju afruar zgjidhje inovative dhe mbështetjen te personalizuar
Lindur në vitin 1982, ekonomiste, akademike, bankiere dhe sipërmarrëse. Unë u diplomova në vitin 2005 në universitetin amerikan EMU Eastern Mediterranean University, lënda Banka dhe Financa.
Vizioni ynë është të jemi leader të kërkimit industrial në fushën e inxhinierise software, duke paraprirë tendencat e sektorit dhe duke eksperimentuar teknologji të reja që lejojnë arritjen e rezultateve maksimale.
Jemi të motivuar nga pasioni për inovacionin dhe të udhëhequr nga kërkimi konstant për të mirën.
Synojmë të jemi pikë referimi për shoqëritë dhe entet publike për të promovuar kërkimin industrial e inovativ në fushën IT, falë edhe bashkëpunimit me institucione si Universitetete dhe Organizma të tjerë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Jam Geri, një zhvillues Laravel & Vue.js me një pasion për programimin. Me 3 vjet përvojë praktike, specializohem në krijimin e aplikacioneve web efikase, duke u përqëndruar në një eksperiencë sa më të mirë te përdoruesve dhe zgjidhjen e sfidave komplekse. I etur për tu zhvilluar, jam i përkushtuar për të ofruar zgjidhje cilësore të larta që i tejkalojne pritjet.
Jam Rezar Dalipaj, lindur me 17 Prill 2001 ne Lezhe, Shqiperi. Jam i apasionuar pas shkencës dhe teknologjisë, punëtor, pozitiv, i përgjegjshëm, mendues kritik, ambicioz, gjithmonë “i uritur” për të mësuar dhe për të kërkuar më të mirën time. Kam mbaruar studimet bachelor për Inxhinieri Telekomunikacioni në Universitetin Politeknik të Tiranës, me mesatare 9.51 dhe aktualisht jam në vitin e fundit të masterit për Inxhinieri Kompjuterike në UPT.
Unë kam rreth 2 vite përvojë në Lufthansa Industry Solutions në software engineering, kryesisht backend development (Java-Spring Boot), devops, cloud (AWS, Kubernetes, CICD, Jenkins, Openshift) etj.