Privacy Policy

1. PARIMET

  • Transparenca e Përpunimit të të Dhënave
  • E drejta e Informimit
  • Përmbajtja dhe Forma e Informacionit
  • Shoqëria do të informojë subjektet e të dhënave në mënyre efektive rreth çështjeve të mëposhtme:
    • Identifikimi i përpunuesit të të dhënave dhe të dhënat e tyre të kontaktit.
    • Përdorimi i paramenduar dhe qëllimi i përdorimit të të dhënave. Ky informacion duhet të përfshijë të dhënat që po rregjistrohen dhe / ose po përpunohen / përdoren, pse, për çfarë qëllimi dhe për sa kohë.
    • Nëse të dhënat personale janë transferuar apo transmetuar tek palët e treta, duhet të dihet marrësi, fusha dhe qëllimi i këtij transferimi apo transmetimi.
    • Të drejtat e subjekteve të të dhënave në lidhje me përdorimin e të dhënave të tyre.
  • E Drejta për Pyetje dhe Ankesë

 

2. MBLEDHJA E INFORMACIONIT DHE PERDORIMI I INFORMACIONIT

  • DXT respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’. Dxt kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
  • Pëlqimi nga Subjekti i të Dhënave

Do të konsiderohet se subjekti i të dhënave ka dhënë miratimin e tij / saj nëse:

a) Pëlqimi është dhënë shprehimisht, vullnetarisht dhe bazuar në informacione të cilat e bëjnë të ndërgjegjshëm subjektin e të dhënave për qëllimin për të cilin ai / ajo jep pëlqimin.
b) Pëlqimi është marrë në një formë të përshtatshme me rrethanat (me shkrim). Në raste të veçanta ai merret verbalisht, nëse fakti i pëlqimit dhe rrethanat e veçanta që e bëjnë pëlqimin verbal të pranueshëm janë të dokumentuara në mënyrë të mjaftueshme (mjete elektronike).

 

3. SIGURIA E INFORMACIONIT

Ne kemi marrë masat e duhura teknike dhe organizative për proçeset e kompanisë, sistemet e IT dhe platformat e përdorura për të mbledhur, përpunuar apo përdorur të dhënat në mënyrë që t’i mbrojmë këto të dhëna.

 

4. NDRYSHIME TE DEKLARATAVE TE PRIVATESISE

Ne mund te modifikojme apo amendojme kete Deklarate Privatesie here pas here kur ta gjykojme te arsyeshme. Kur te bejme ndryshime te kesaj Deklarate, ne do te amendojme daten e rishikimit ne krye te faqes, dhe kjo Deklarate Privatesie e amenduar do te jete efektive per ju dhe per informacionin tuaj sipas asaj date te rishikuar.

 

5. MBROJTJA E PRIVATESISE SE FEMIJEVE

Ne e kuptojme rendesine e mbrojtes se privatesise se femijeve ne boten online interaktive. Ky website nuk eshte dizenjuar per ose me qellim targetimin e femijeve me te rinj se 18 vjec.